Të premten filloi seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në të cilën u zgjodh Këshilli për zgjedhje dhe emërime.
Në krye të këtij organi parlamentar është Valdete Osmani Husiq, ndërsa anëtarët e tjerë të koalicionit qeverisës janë Arijan Murati, Naser Resulbegoviq dhe Beqo S. Sella. Një vend ka mbetur për përfaqësuesit e opozitës që nuk morën pjesë në seancën e djeshme, përveç Demokratëve.
Është bërë e ditur se kjo seancë e parlamentit komunal do të vazhdojë në fillim të javës së ardhshme.