Të hënën, me 20 shkurt, do të mbahet Kolegjiumi tek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq, mëson Portali Ul-info.
Në koalicionin qeverisës kanë planifikuar që mbledhja e Parlamentit, me mbi 20 pika të rendit të ditës, të mbahet me 1 mars, kur fillon seanca e rregullt pranverore.
Në këtë mbledhje këshilltarët, përveç të tjerash, do të diskutojnë për Programin e rregullimit hapësinor për vitin 2017 të komunës së Ulqinit dhe Planin e objekteve të përkohshme.