Muajin e ardhshëm do të mbahet mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit në të cilën do të diskutohet për buxhetin për këtë vit.
Iniciativën për thirrjen e seancës e paralajmëruan në deklaratat për “Pobjeda” edhe kryekomunari Fatmir Gjeka dhe kryetari i Parlamentit lokal Fuad Haxhibeti.
Sipas fjalëve të Haxhibetit, një nga pikat e mbledhjes së ardhshme të cilën do ta caktojë ai është edhe votëbesimi i kryekomunarit Gjeka.
Gjeka u përgjigj që “Haxhibeti me shoqëri prej shtatorit provojnë të bëjnë diçka të tillë”.
“Qe, edhe unë do të iniciojë votimin për besimin e tij, sepse për këtë gjë ka arsye më se të mjaftueshme. Vitin e kaluar mbajtëm mezi dy mbledhje, ndërsa ai në dosje mban 90 vendime që duhet miratuar”, shtoi Gjeka.