Kuvendi komunal: MBLEDHJA E JASHTËZAKONSHME PËR KRIPORE

Fuad HaxhibetiKryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti ka vendosur që deri të hënën të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Parlamentit lokal për situatën në Kripore.

Lutjen për mbajtjen e seancës urgjente ia dërgoi dje Haxhibetit organizata sindikale e kësaj ndërmarrje, punëtorët e së cilës kanë hyrë në grevë urie para gjashtë ditëve.

Pritet që Kuvendi komunal i Ulqinit të miratoi përfundimet për gjendjen në Kripore.

Paraprakisht për gjithçka, të premten, do të flasin në mbledhjen e Kolegjiumit shefat e klubeve të këshilltarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi