Kuvendi komunal: MBLEDHJA ME 29 KORRIK

Në mbledhjen e Kolegjiumit të Kuvendit komunal i cili u mbajt të mërkurën tek kryetari i Parlamentit Milazim Mustafa është vendosur që mbledhja e ndërprerë të vazhdohet të hënën, me 29 korrik, me fillim në ora 10, mëson portali UL-info.

Në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve në parlamentin lokal.

Mbledhja e Kuvendit është ndërprerë me 5 korrik, me kërkesë të Klubit të këshilltarëve të Partisë demokratike të Fatmir Gjekes, gjatë diskutimit për Raportin e punës së kryetarit të komunës Nazif Cungu për vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…