Këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit sollën sot Vendimin për transferimin e të drejtave të shfrytëzimin të tokës pa kompensim për ndërtimin e foshnjores në Fushë të Ulqinit. Gjashtë muaj më parë ky vendim nuk është miratuar.
Foshnjorja do të ndërtohet me mjetet e Bankës së Këshillit të Europës dhe pritet që ky objekt do të jetë në shfrytëzim deri në fund të vitit 2017.
Në të gjithë qytetet tjera të Malit të Zi ku parashihet ndërtimi i gjashtë objekteve tjera të ngjashme ka përfunduar kjo procedurë gjatë vitit të kaluar.
Përndryshe, këshilltarët e KK-së kanë miratuar sot vetëm edhe rendin e ditës, ndërsa seanca, siç është paralajmëruar, do të vazhdojë në ditët që vijnë.