Kuvendi komunal: MIRATOHET PHU I ULQINIT

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitParlamenti lokal i Ulqinit ka miratuar të mërkurën Planin hapësinor-urbanistik (PHU) të Komunës deri në vitin 2020.

Këtë dokument planifikues e përpiloi Ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, sipas marrëveshjes me Komunën e Ulqinit të nënshkruar në korrik të vitit 2009.

Në versionin final janë pranuar kërkesat të cilat Kuvendi komunal i Ulqinit një zëri i ka miratuar në mbledhjen e shtatorit të vitit 2014.

Sipas fjalëve të drejtuesve të Komunës dhe përpiluesve të planit, PHU nuk parasheh ndërtimin e objekteve turistike në Kripore dhe Valdanos.

„Nuk jam i sigurt që me këtë plan janë mbrojtur Kriporja dhe Valdanosi sepse PHU nuk suspendon planet e rangut më të lartë. Duhej të parashikohej ndalimi i rreptë i ndërtimit në këto lokalitete, që në planë nuk ekziston“, tha këshilltari i URA-së Dritan Abazoviq.

Ai shtoi se është veçanërisht keq që nuk parashihet më mundësia që autostrada blu të kalojë në territorin e komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi