Kuvendi komunal: MIRATOHET VENDIMI PËR PAGA NË ADMINISTRATËN LOKALE

Loro NrekiqMe votimin e pesë pikave të mbetura të cilat ishin në rend të ditës sot përfundoi Mbledhja e gjashtë e seancës së parë të rregullt të Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila filloi me 31 maj.

Këshilltarët, përveç të tjerash, kanë përkrahur vendimin për pagat e të punësuarve në Komunë të Ulqinit, me tre vota abstenim.

“Në mbledhjen e koalicionit qeverisës është arritur marrëveshje që Ministria e financave të dërgoi iniciativën  për rritjen e koeficientit të punëtorëve të administratës lokale të cilëve me këtë vendim janë ulur pagat, në mënyrë që askush të mos dëmtohet”, tha kryetari i Parlamentit lokal Loro Nrekiq.

Ai paralajmëroi që në fund të javës së ardhshme do të mbahet mbledhje e re e Kuvendit në të cilën do të jepet pëlqimi që funksionari i lartë i Partisë demokratike Met Gjoni të jetë nënkryetar i ri i Komunës së Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…