Në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit do të shqyrtohen “problemet dhe kërkesat e peshkatarëve të Ulqinit me rastin e shpalljes së thirrjes publike për qiramarrje të tokës në brigjet e lumit Buna sipas Planit të objekteve me karakter të përkohshëm në zonën e të mirave detare”.
Kjo është thënë në iniciativën e cila, siç mëson Portali Ul-info, do të dorëzohet ti dorëzohet të premten kryetarit të Kuvendit komunal të Ulqinit Loro Nrekiq me nënshkrimet e 11 këshilltarëve.
Në iniciativë, të cilën e kanë nënshkruar këshilltarët nga gati të gjithë klubet e këshilltarëve, theksohet se të mirat detare nuk respektojnë as peshkatarët e Ulqinit dhe as vërejtjet të cilat pushteti lokal në Ulqin për këtë arsye i ka dërguar në Ministrinë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit.