Kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti i dërgoi sot këshilltarëve Planin e sanimit për komunën dhe ndërmarrjet publike ku ai është themelues.
Këtë dokument e përpiloi Sekretariati komunal për financa dhe buxhet.
Siç mëson Portali Ul-info, pritet që vendimi për huamarrje kreditore të Komunës së Ulqinit prej 5,5 milion euro të jetë në rend dite të seancës së Parlamentit lokal e cila do të mbahet të hënën.
Mendim pozitiv për këtë dha Ministria e financave, derisa Qeveria më herët ka dhënë garanci për këtë huamarrje.