Kuvendi komunal: RRITJA E ÇMIMIT TË UJIT DHE KANALIZIMIT PËR AMVISËRI

Fehim AvdiuNë mbledhjen e ardhshme të Kuvendit komunal të Ulqinit, e cila do të mbahet të mërkurën, me 1 mars, në rend të ditës do të jetë “Propozim vendimi për dhënien e pëlqimit në Vendimin për korrektimin e çmimit të ujit dhe shërbimeve për shfrytëzimin e kanalizimit të qytetit në zonën e komunës ës Ulqinit”.

Siç mëson Portali Ul-info, parashihet që këto shërbime, për persona fizik të kenë vetëm një tarifë, e jo, si deri tani, dy: veroren dhe dimëroren.

Thuhet që amvisëritë në komunë të Ulqinit në të ardhmen do të paguajnë 1,13 euro për një kubikë ujë, së bashku me shërbimet e llogaritura të kanalizimit, që është rreth 20 për qind më shumë se deri tani.

Përndryshe, kjo ishte kërkesë e këshilluesve të huaj të cilët punojnë në realizimin e projektit të përmirësimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi