Tek kryetari i Kuvendit komunal të Ulqinit Fuad Haxhibeti sot do të mbahet mbledhja e Kolegjiumit në të cilën do të caktohet data e mbledhjes së ardhshme të Parlamentit lokal.
Pika kryesore e kësaj mbledhje do të jetë miratimi i buxhetit për këtë vit, kështu që është gati e sigurt që kjo seancë do të mbahet me 31 mars, kur skadon vendimi për financim të përkohshëm.
Sipas propozimit, buxheti i komunës së Ulqinit në këtë vit do të jetë 7,65 milion euro. Vitin e kaluar buxheti është realizuar në shumën prej pesë milion euro.