Të shtunën, më 18 qershor, me fillim në ora 10, do të vazhdojë mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit, njoftoi për Portalin Ul-info kryetari i Parlamentit lokal Loro Nrekiq.
Përndryshe, kjo mbledhje ka filluar me 31 maj, e pastaj ka vazhduar me 8 qershor.
Pritet që deri në fund të seancës së rregulltë të Kuvendit, e cila zgjat deri më 31 korrik, të mbahet edhe një mbledhje e Kuvendit.