Këshilltarët e Kuvendit komunal të Ulqinit kanë formuar sot Këshillin për zgjedhje dhe emërime në krye të së cilit do të jetë Xhaudet Cakuli nga Forca e re demokratike.
Në mbledhjen e cila u mbajt në hotelin Mediteran mbas diskutimit të gjatë u miratua vetëm dhe rendi i ditës, për të cilin do të diskutohet në mbledhjen e cila do të vazhdojë të premten, në ora 10 në Sallën e madhe të komunës.
Me të përveç tjerash është parashikuar që të formohen trupat tjera punuese të Parlamentit, të zgjidhen dy nënkryetar të komunës dhe anëtarët e Këshillave drejtues të ndërmarrjeve publike, si dhe të miratohet plani i rregullimit hapësinor për këtë vit.