Mbledhja e parë e rregullt e seancës pranverore të Kuvendit komunal të Ulqinit do të vazhdojë më 20 korrik, mëson Portali Ul-info.
Kjo mbledhje ka filluar më 15 qershor dhe është paralajmëruar që së shpejti do të vazhdojë.
“Nuk duhet rikujtuar se sa pikë të rëndësishme të rendit të ditës presin vazhdimin e mbledhjes, nga çështjet e rëndësishme për infrastrukturë deri tek kompletimi i parcelave kadastrale dhe pikë tjera të cilat janë të rëndësishme si për qytetarët ashtu edhe për funksionin sa më efikas të administratës”, tha shefja e Klubit të këshilltarëve të Lëvizjes qytetare URA Arijana Kurmemoviq, e cila nga kryetari i Parlamentit Fuad Haxhibeti të mërkurën ka kërkuar që mbledhja të vazhdojë.