Kuvendi: KRYETARI ÇAPUNI VIZITON KOMUNËN KOMO NË ITALI

Capuni në KomoTë hënën, më 17 shtator, kryetari i Kuvendit Komunal të Ulqinit Dr. Ilir Çapuni vizitoi Kuvendin Komunal të qytetit Komo në rajonin e Lombardisë në Itali. Kryetari Çapuni në takim u prit nga homologia e tij Kryetarja e Kuvendit të Komos Dr. Anna Veronelli.

Qëllimi i kësaj vizite ishte shkëmbim i praktikave të suksesshme të cilat aplikohen në komunitetin evropian si dhe eksperiencën e menaxhimit të liqeneve, rezervateve natyrore dhe elitarizimin e ofertës turistike. Kjo qytezë piktoreske në kufirin italo-zviceran është e njohur si destinacion i njohur turistik elitar me famë botërore.

Në po të njëjtën ditë, ai morri pjesë në seancën e Kuvendit në agjendën e të cilit ishin planet regulatore të qytetit. Së shpejti pritet intensifikimi dhe formalizimi i bashkëpunimit dypalësh në mes të dy komunave.

Shërbimi për Media i Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi