Kuvendi: MIRATOHEN PROPOZIMET E KONTRATAVE PËR HULUMTIMIN E NAFTËS DHE GAZIT NË ULQIN

Nafta UlqinKuvendi i Malit të Zi ka miratuar propozimet e kontratave për hulumtimin e naftës dhe gazit në nëndetin e Ulqinit dhe ka dhënë pëlqimin që konzorciumi i kompanisë italiane Eni dhe ruse Novatek të fitojë koncesioni për hulumtimin e naftës dhe gazit, shkruan “Vijesti”.

Gjithsej janë miratuar tre kontrata. E para ka të bëjë me koncesionin për prodhimin e hidrokarbureve i cili rregullon marrëdhënien në mes shtetit dhe koncesioninstit. E dyta ka të bëjë me operacionet e përbashkëta të cilat rregullojnë marrëdhëniet në mes partnerëve në kontratë dhe rregullon të drejtat dhe detyrimet e tyre, si dhe praninë e përfaqësuesit të shtetit në të gjithë mbledhjet në lidhje me kontratat për koncesion.

E treta është kontrata e evidencave financiare të cilat rregullojnë llogaritjen e shpenzimeve në mes partnerëve dhe shpenzimet maksimale të cilat mund përcaktohen nga aktivitetet në Mal të Zi.

Koncesioni ka të bëjë me hulumtimin në katër blloqe në komunë të Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi