Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq sonte do të mbahet mbledhja urgjente e parlamentit lokal me dy pika në rend të ditës.
Këshilltarët do të diskutojnë për Propozim Vendimin për Ndryshimet dhe Plotësimet e Vendimit për buxhetin e Komunës së Ulqinit për vitin 2019 dhe Propozim Vendimin për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit.
Në thirrje thuhet se mbledhja do të fillojë në ora 19:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.