Deputeti i Frontit demokratik dhe kryetari i Komisionit për kontrollin e procesit të privatizimit Janko Vuçiniq ka ftuar prokurorin e ri shtetëror Ivica Stankoviq që të merret me rastin e privatizimit të hotel “Otrantit” në Ulqin.
Vuçiniq tha që ky është shembull tipik i korrupsionit dhe i krimit të organizuar.
Ky komision kohën e fundit disa herë e ka shqyrtuar rastin e privatizimit të këtij hoteli në Ulqin.
Përkrahje kërkesës së Vuçiniqit i dha dhe deputeti i Partisë socialiste popullore Aleksandar Damjnoviq.