Mbledhja e rregullt e Kuvendit komunal të Ulqinit u mbajt të martën, por pa kurrfarë përfundimesh. Edhe pse Partia Demokratike e Socialistëve më herët ka theksuar që nuk do të jetë e pranishme në atë mbledhje, këshilltarët e saj kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në diskutim. Ato dënuan mos ardhjen në mbledhje të kryetarit të komunës së Ulqinit Nazif Cungut duke thënë që ato prapë se prapë nuk dëshirojnë të përkrahin Iniciativën për shkarkimin e tij.
Klubet tjera, me përjashtim të Forces, këshilltarët e së cilës nuk ishin në mbledhje, kanë menduar që Cungu duhet të shkarkohet sepse nuk ka plotësuar detyrimin ligjor dhe nuk e ka dorëzuar raportin e punës, si dhe për arsye që e ka nënvlerësuar Kuvendin.
Pasdite do të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme në të cilën do të bihet vendimi për shkurtimin e mandatit të kësaj përbërje të parlamentit.