Kuvendim te Gazi: Kënga e bukur e Ulqinit dhe prejardhja e saj

Me datë 27 prill u mbajt përsëri ”Kuvendim te Gazi” me temën ”Kënga e bukur e Ulqinit dhe prejardhja e saj”

Në fjalën përshëndetëse organizatori Gazmend Çitaku përshëndeti të gjithë të pranishmit duke i falënderuar që kishin pranuar për të marrë pjesë.

Fjalën e mori Shaban Gjeka– interpretuesi briliant i këngëve qytetare-popullore i cili tha se është hera e parë e tij që është ftuar të flasë për këngën popullore qytetare në veçanti atë ulqinaken. Ai tregon se hënxhinjtë e parë në Ulqin janë grupi i ”Hamujve” të cilën kanë mbuluar të gjithë qytetin e Ulqinit përfshirë edhe Shkodrën, të cilën kanë qenë edhe bejtaxhi dhe mjek popullor, muzikantë dhe këngëtar, pra artistë të gjithëanshëm. Fatkeqësisht është se në atë kohë këngët nuk janë inçizuar. ”Unë prej viti 70, pasi që jam kthyer nga studimet kam pasur një karrierë 2 vjeçare në Radio Televizion të Prishtinës me 40 këngë të inçizuara në atë kohë” tregon Shaban Gjeka.

Nexhat Kaleziqi tregon se ka ndryshime shumë nga e kaluara në ahengjet e sotme. Në ahengjet e sotme kanë hyrë më shumë këngët moderne ndërsa ato të vjetrat dita-ditës po zbehen. Shkak i kësaj janë edhe mediat që nuk i interpretojnë pothuajse aspak ato këngë. ”Unë kur filloj ti këndoj këngët e vjetra populli thotë se ska atmosferë dhe më duhet ti nënshtrohem këngëve të tjera. Këngët e sotme që janë ”hite” zgjasin vetëm 2 javë apo disa muaj ndërsa ato të vjetërat s’vdesin kurrë. Ai tregon se 3 fletore të mbushura me këngë të vjetra të cilat i ka me shumë vlerë” tha Nexhat Kaleziqi.

Regjisori Munib Abazi theksoi se vjen nga një familje ahenxhive të cilët e kanë kultivuar gjithmonë këngën. Ai thotë se e ka përjetuar këngën vetë dhe me babain. Të jesh këngëtar apo të jesh pjesëtar i një familje këngëtarësh është një art i vërtetë. Sot jetojmë shumë më mirë sesa kanë jetuar të parët tonë dhe kushtet janë jashtëzakonisht më të mira por kurrë s’mund të këndojmë dhe të bëjmë atmosferë si atëherë.  Fatkeqësia jonë më e madhe ka qenë që ne nuk kemi shkruar, që e cila vazhdon edhe në ditët e sotme.

Këngëtari Suad Mehmeti i cili është një interpretues modern por i cili nuk i harron edhe këngët e vjetra. Në kohët e kaluara kanë qenë gratë ato që kanë shërbyer në ahengje dhe dasmat nëpër shtëpi ndërsa është krejt e kundërta. Ai konkludon që po ti merrnim këngët shkodrane dhe ti fusnim disa elemente të këngëve të Shqipërisë së mesme dhe të Kosovës do të ishte shumë më mirë. Është më ndryshe të mbash një koncert sesa të këndosh në një darsëm, pasi që në darsëm duhet të jesh krejt kohën aktiv.” tha Suad Mehmeti.

Aktori i njohur Shefqet Luca tregon për këngën e Gjergjefit e interpretuar nga Egzona Salaj e cila fitoi çmimin si kënga më origjinale e festivalit dhe gjithashtu interpretuesja më e mirë. Ai na tregon se përpara gratë kanë kënduar duke korrur grurin, këngë te sofra , të cilat janë këngë origjinale tonat që nga teksti, e deri tek mënyra e interpretimit. Kur erdhi festivali i Gjirokastrës shoqëria Tradita ma la mua si detyrë që të shkruaj si një lloj skenari në bashkëpunim me Gazmend Kovaçin, ne planifikuam që të shfaqnim dasmën e Anës së Malit.

Gjatë mbrëmjes gjithashtu u interpretuan këngë të ndryshme ulqinake-shkodrane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…