Mbas disa viteve prej sot është prapë në funksion ora në Sahat-kullë. Pritet që së shpejti të rregullohet dhe ndriçimi rreth këtij objekti monumental, mëson Portali Ul-info në Sekretariatin për veprimtari komunale dhe ruajtje të ambientit.
Sahat-kulla është një nga simbolet e Ulqinit. Është ndërtuar nga mesi i shekullit 18 me qëllim që njerëzit ti thërras në punë dhe ti kujtojë për detyrimet qytetare.
Pozicioni i saj është zgjedhur me kujdes, sepse praktikisht ajo mund të shihet nga të gjitha pjesët e qytetit.
Ka bazë katrore dhe është e ndërtuar prej gurit të gdhendur.