Haxhitë nga Ulqini të cilët këtë vit udhëtuan në pelegrinazh në Mekë po kryejnë të gjithë ritet e haxhit në mënyrën më të mirë, mëson Portali Ul-info.
Ato po përgatiten që të mërkurën të jenë në kodrën Arefat, derisa të enjten do të festojnë Kurban Bajramin.
Udhëheqësi i rrugëtimit të haxhive nga Ulqini Mirsaf ef. Muçaj tha se ajo çfarë njeriu përjeton në qytetin e shenjtë të Mekës nuk mund të përshkruhet me fjalë.
Kthimi i 21 haxhive në Ulqin pritet më 2 ose 3 tetor.