Situata epidemiologjike në Ulqin për çdo ditë po përmirësohet, tregojnë të dhënat e Institutit për Shëndetin Publik.
Kështu numri i të shëruarve nga pasojat e infektimit me COVID-19 në këtë komunë u rrit në 12, që do të thotë se kjo shifër është më e lartë se numri i të sëmurëve momental.
Në Ulqin prej mesit të marsit ishin 22 persona pozitiv ndaj këtij virusi, ndërsa një person ndërroi jetë.