Lajme të mira: NJË HAP MË AFËR „SERVANTESIT”

Hotel Jadran 1Pronarët e fondit holandez “Nedfact” do të qëndrojnë sot në Podgoricë ku folën me drejtuesit e Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka dhe drejtorin e Erste bankës Aleksa Lukiq, mëson Portali Ul-info.

Siç është paralajmëruar, të gjithë hapat rreth kontratës shitblerëse dhe dhënies së lejes së re të ndërtimit për hotelin “Servantes” janë definuar, kështu që ai duhet të fillojë të ndërtohet në Sukë në fillim të vitit të ardhshëm.
Mbetet që të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces të kryejnë punët të cilët i kanë ndërmarr dhe që e gjithë puna të finalizohet rreth mesit të tetorit kur pronarët e “Nedfactit” prapë do të vijnë në Mal të Zi. “Nga ana e tyre ekziston serioziteti dhe dëshira e plotë që puna të përfundohet. Mund të ju them që investitor më i mirë ka kohë që nuk ka ardhur në Ulqin”, tha burimi jonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi