Në fotografin e bërë në plazhin e Adës së Bunës dhe të publikuar në portalin “Vijesti”, shihet lajmërimi i cili mund të hutoj shumë notues.Në tabelë është shpjeguar domethënia e flamujve me të cilët lejohet, kufizohet dhe ndalohet noti në det. Flamuri i kuq, sipas shpjegimit në gjuhën angleze, lejon notin e papenguar, njëjtë si i gjelbri, gjë që notuesit të cilët flasin gjuhën angleze mund ti hutoj por edhe ti rrezikoj.
Është e mundur që dikush e ka maskuar fjalën “not” para lajmërimit “allowed to swim”, por punonjësit kompetent në NHT “Riviera e Ulqinit”, e cila menaxhon plazhin, gjithsesi duhet të reagojnë dhe ta përmirësojnë lajmërimin. Në tabelë është edhe logoja dhe mbishkrimi i Ndërmarrjes publike Të mirat detare, me çka përgjegjësia bëhet akoma më e madhe.
Me përmirësim të mbishkrimit do të parandalohen situatat në të cilat turistët që flasin vetëm gjuhën angleze mund të hutohen.