Të enjten, nga ora 11 deri në 13,30, Farmacia “Panacea 2” (tek “Venusi”) të gjithë qytetarëve që dëshirojnë do të ja mas nivelin e sheqerit në gjak.Matja e sheqerit në gjak do të jetë falas, ndërsa qytetarët dhe diabetikët do të munden në vend të konsultohen me mjekun specialistë dhe të marrin lajmërimet e nevojshme për sëmundjen e diabetit, si trajtohet, në ç’mënyrë dhe kur merren tabletat, insulina dhe terapitë tjera.
Shoqata e diabetikëve të Ulqinit fton anëtarët e vet dhe të gjithë diabetikët tjerë që të shfrytëzojnë mundësinë dhe në mënyrë profesionale të kontrollojnë sheqerin në gjak dhe në vend të konsultohen me mjekun specialistë.