Lajmërim: PËR TRE MUAJ FILLON NDËRTIMI I RRUGËS ULQIN-KRYTHË

Gjeka-ParacaNë fillim të vitit të ardhshëm duhet të nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës Ulqin-Krythë, është njoftuar mbas takimit të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka me drejtorin e Drejtorisë për komunikacion Savo Paraça dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

“Presim që të gjitha procedurat të përfundojnë për tre muaj dhe mbas kësaj të fillojnë punimet”, tha Paraça.

Është thënë që ky investim me rëndësi të madhe për Ulqin dhe të gjithë shtetin do të kushtojë rreth nëntë milion euro, dhe do të financohet me mjetet e Bankës investuese evropiane dhe se pritet që e gjithë puna të përfundojë brenda vitit.

Bashkëbiseduesit thanë për gazetarë që deri në fillim të sezonit të ardhshëm turistik do të sanohet përfundimisht rruga në Krruç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi