Lajmërojmë të gjithë gjuetarët dhe qytetarët që NP për rritjen dhe mbrojtjen e egërsirave “Ulqin”- Ulqin, në marrëveshje me komunën e Ulqinit dhe organizatën turistike Ulqin, kanë marrë vendimin që për shkak të sezonit turistik dhe gjithashtu për shkak të shqetësimit të turistëve të cilët përkohësisht gjenden këtu, dhe për shkak të shpërthimit të zjarrit, jemi dakorduar që sezoni i gjuetisë 2014/2015 të shtyhet për 31 gusht 2014.
Që pas hapjes së gjuetisë së gjahut dhe deri me 14 shtatorë nuk është e lejueshme të gjuhet për shkak të komunikacionit në afërsi më të vogël se 500m, për shkak të objekteve turistike, vendeve publike, të cilat merren me veprimtari turistike, dhe në pjesën e Plazhit të madh në zonën e të Mirave Detare, prej urës në Port Milenë deri te ishulli Ada, ana e djathtë e kësaj rruge deri në bregdet.
Apelojmë tek të gjithë gjuetarët që të respektojnë këtë vendim deri në hapjen e sezonit të gjuetisë dhe të sigurojnë lejet e gjuetisë.
Me respekt, N P. “Ulqin” – Ulqin
Drejtori, Ajet Zaga