Këshilli Organizativ i banorëve të Mërkotit dhe Krythës së Katërkollës njoftoi se do të bllokojë rrugën rajonale R 29 të dielën, më 14 gusht.
Siç thuhet, bllokimi do të bëhet në periudhën nga ora 10:30 deri në 11:30, në rrethrrotullimin në Krythë.
“Kjo rrugë është me frekuencë të lartë, e cila përdoret nga rreth 500 mijë automjete në vit, e cila është në gjendje katastrofale dhe për të cilën janë ndarë para në buxhetin e Malit të Zi për tenderim”, thanë nga Këshilli.
Kjo do të jetë bllokada e katërt e kësaj rruge.