Një pjesë e rrugës Adriatik-Jon, magjistrales transeuropiane e cila lidh shtatë shtete të Europës, duke përfshirë edhe Turqinë, do të hyjë në Mal të Zi në territorin e komunës së Ulqin, mëson Portali Ul-info.
Kjo marrëveshje është arritur sot në Bruksel në takimin e kryeministrave të Malit të Zi dhe Shqipërisë, Millo Gjukanoviq dhe Edi Rama. “Ky është projekt për të ardhmen e të gjithë regjionit”, vlerësuan kryetarët e qeverive të këtyre dy vendeve.
Kalimi i autostradës menjëherë pranë qytetit do të ketë efekte të jashtëzakonshme për ekonominë e Ulqinit, sidomos në turizëm.
Siç është njoftuar, Gjukanoviq dhe Rama kanë biseduar sot edhe për projektet e përbashkëta në turizëm, sidomos në zonën rreth lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës.








