Ulqini dhe Kotorri janë komunat në të cilat është më së paku e theksuar shkalla e distancës etnike në Malin e Zi, tregoi hulumtimi i Qendrës për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM).
Kjo do të thotë se në këto dy qytete bregdetare janë më së paku të theksuara paragjykimet e qytetarëve ndaj grupeve të tjera etnike.
Ndoshta ky është lajmi, gjegjësisht fakti më i bukur në vitin 2020, kapitali më i madh i cili duhet të ruhet dhe të rritet. Sepse, vetëm qytetet që bazohen në tolerancë dhe drejtësi kanë të ardhme!