Kryetari i Sindikatës komunale të Ulqinit Shefki-Keko Lamoviq ka deklaruar që me rastin e protestave të punëtorëve ka folur me kryetarin e komunës Nazif Cungun. „Më informoj që për shkak të shkurtimit të mandatit Kuvendit komunal dhe zgjedhjeve lokale në janar është shtyrë marrja e kredisë nga e cila është dashur të shlyhen borxhet e punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve”, tha ai për “Dan”.
Ai tha që i është thënë që ekziston vullneti për pagesën e rrogave, por që komuna nuk ishte në gjendje të pagojë të gjitha borxhet që u krijuan në kohen e ish pushtetit. „Për këtë kam lajmëruar sindikatat dhe ato megjithatë do të organizojnë protestën“, theksoi Lamoviq.
Dje punëtorët e Qendrës për kulturë nisën grevën paralajmëruese, aksion të ngjashëm kanë paralajmëruar sindikata e „Ujësjellësit“, ndërsa disponimi për tubime protestuese ekziston edhe në disa ndërmarrje dhe institucione tjera ku themeluese është vetëqeverisja lokale.
„Fotografia është e zymtë, ndërsa të dhënat janë dëshpëruese në çdo aspekt. Njerëzit për çdo ditë vijnë dhe kërkojnë ndihmë, por ne mundemi pakçka të bëjmë“, shtoi Lamoviq.









