“Mbasi që e shikuam kontratën për qiramarrje në mes të NLB Interfinanz AG prej Cyrihut dhe kompanisë nga Ulqini ‘Argos’ jemi drejtuar, si sindikatë i hotelit ‘Otrant’, prokurorit special për krim të organizuar Gjurgjina Ivanoviq dhe kemi dorëzuar padi penale”, ka deklaruar kryetari i Sindikatit komunal të Lidhjes së sindikatave të pavarura të Malit të Zi në Ulqin Shefki-Keko Lamoviq.
Ai në konferencën për shtyp të mërkurën tha që kjo punë është kryer jashtë ligjit, gjegjësisht nuk është shpall tenderi paraprakisht. “Hoteli është shitur pa tender, e blejnë qiramarrësit, dhe atë me afat pagese prej 20 vitesh. Mendoj që bëhet fjalë për krim të organizuar”, shtoi Lamoviq.
Sipas fjalëve të tija, fillimisht është dashur të respektohet kontrata shitblerëse e nënshkruar, i cili është nënshkruar kur hoteli “Otrant” është privatizuar për të parën herë.