Kryetari i Sindikatës komunale të Ulqinit Shefki-Keko Lamoviq ka deklaruar që Malit të Zi tani i nevojitet lëvizja e fuqishme punëtore. “Mbas të gjitha privatizimeve të pasuksesshme, është e nevojshme që dikush të kujdeset për punëtorët që mbeten pa punë”, tha ai për Portalin Ul-info.
Sipas fjalëve të tija, organizata e re të cilën planifikon ta formojë Lidhja e sindikatave të pavarura të Malit të Zi nuk do të ishte parti politike por lëvizje e cila, ngjashëm me organizatat e tilla në vendet e Europës perëndimore, do të kërkonte përfaqësuesin e vet në kuvendet lokale dhe shtetërore.
“Këto ditë punëtorët e Ulqinit do të ftohen që të kyçen në këtë lëvizje, nëse dëshirojnë”, theksoi ai.