Lions Club Bar Antibaris fton prindërit e fëmijëve të lindur në vitin 2019 nga Ulqini në një ekzaminim falas të syve, si pjesë e fushatës për zbulimin e shikimit të ulët tek fëmijët e moshës tre deri në katër vjeç.
Për të regjistruar fëmijën tuaj për kontroll në Ulqin, telefononi në numrin e telefonit/Viber/WhatsApp 067 336 688.
Vendndodhja: Ordinanca Boroviq, Plloçë, Ulqin.