LD në MZ: Besojmë në pafajësinë e Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit

KUMTESË PËR OPINION

Lidhja Demokratike në Mal të Zi shpreh zhgënjimin dhe kundërshtimin e saj ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, me të cilin ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi– u shpallën fajtorë për katër pika nga aktakuza për krime lufte, ndërsa gjashtë pika të aktakuzës për krime kundër njerëzimit hudhen si te pa bazuara nga ana e Gjykatës. Sipas Aktvendimit  u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim: 25 vjet Hashim Thaçi, 18 vjet Kadri Veseli, 13 vjet Rexhep Selimi dhe 25 vjet Jakup Krasniqi.

Për Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, ky vendim është i padrejtë dhe i papranueshëm, sepse nuk mund të vendosen në të njëjtën peshore agresori dhe viktima, pa marrë parasysh rrethanat historike dhe politike në të cilat u zhvillua lufta në Kosovë.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si një nevojë e popullit të Kosovës për vetëmbrojtje dhe çlirim, në kushtet e një represioni dhe dhune sistematike të aparatit shtetëror dhe forcave serbe ndaj popullsisë civile shqiptare. Lufta e UÇK-së duhet të vlerësohet në kontekstin e saj historik dhe jo të shkëputet nga dhuna, dëbimet masive dhe krimet e kryera ndaj popullsisë së pambrojtur të Kosovës.

LD në MZ beson në pafajësinë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit dhe shpreh bindjen se procesi gjyqësor duhet të vazhdojë nëpërmjet mekanizmave të paraparë të drejtësisë.

Ne shpresojmë dhe presim që mbrojtja të ushtrojë të drejtën e ankimit dhe se instancat më të larta gjyqësore do ta shqyrtojnë me kujdes aktgjykimin e shkallës së parë, provat dhe të gjitha rrethanat relevante të këtij procesi.

LD në MZ rithekson se drejtësia e qëndrueshme dhe e besueshme nuk mund të ndërtohet mbi relativizimin e kontekstit historik të luftës në Kosovë, por vetëm mbi një vlerësim të plotë, të paanshëm dhe të barabartë të të gjitha fakteve dhe përgjegjësive. Andaj, kërkohet nga Shteti i Kosovës dhe Shqipërisë, së bashku, të mobilizojnë të gjitha resurset e nevojshme për t’a dërguar çështjen në Gjykatën e apelit.

Lidhja Demokratike në Mal të Zi shpreh solidaritetin e saj me familjet e të dënuarve, me bashkëluftëtarët e tyre dhe me të gjithë ata që besojnë se drejtësia përfundimtare për këtë kapitull të historisë së Kosovës ende nuk është thënë.

 

KRYETAR,

Mr. Saubih Mehmeti, ing. dipl. i tek.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi