LD në MZ: DENOJMË ASHPËR FYERJET DREJTUAR CANKËS

lidhja-demokratike-ne-mal-te-ziLidhja Demokratike në MZ shpreh indinjatë të thellë dhe shqetësim serioz për fyerjet dhe kërcënimet të cilat ju bënë gazetarit të „Monitor-it“, „Dojçe vele-s dhe pronarit të portalit „Ul-info“ z. Mustafa Canka, përmes rrjetit social Fejsbuk, për të cilat z. Canka e njoftoi më detajisht opinioni i gjërë.

Duke pasë para syshë guximin dhe paturpësinë e treguar të kërcënuesve dhe për pasojat e mundshme, sidomos sot kur jemi në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale për këshilltarë(e) në kuvendin e komunës së Ulqinit, të cilat do të mbahen më 26 janar, LD në MZ e dënon ashpër këtë akt duke e cilësuar sulm kundër lirisë e sigurisë së individit, kundër lirisë së gazetarisë, kundër infrastrukturës dhe klimës demokratike zgjedhore që duhej të sigurohej, e e cila paraqet edhe një devijim në vargun e devijimeve, tashmë të para, të evidentuara e të denoncuara, pothuaj në të gjitha zgjedhjet shumëpartiake deri tash  në Malin e Zi, fatkeqësisht në njërën apo tjetër mënyrë të (s)provuara e të instaluara nga individë a struktura partiake në pushtet në MZ, për çka mediat e shkruara e elektronike informuan dhe po informojnë, flasin e shkruajnë dhe denoncojnë, në vazhdimësi.

Fatkeqësisht, edhe individ(ë) e disa struktura të partive politike (disa) të quajtura shqiptare, madje edhe qytetare (!), të yshtur e të trimëruara nga Qendra (se për ndryshe trembën nga hijet e veta), pasi mezi presin kush a cili(a) të futën më parë në prehnin e Tij (e Tyre), me çdo kusht e me çdo çmim, për interesa të ngushta personale, duke lënë menjanë interesat kombëtare, orientimet demokratike e vlerat njerëzore, – shantazhet, korrupcioni politik e ekonomik, e tash edhe kërcënimet (!) siç po shihet, po i bëjnë pjesë të fushatës së tyre parazgjedhore… !

LD në MZ i fton të gjithë ata e ato, qoftë individ(ë), strukturë, funkcionar(ë) apo militant partiak(ë) që të heqin dorë prej këtyre mjeteve të dënueshme politike (isht), kundërvajtëse e penale, njerëzore e zakonore, të luftojnë këto devijime në radhët e veta në dobi e për qëllime të larta demokratike e kombëtare, nacionale e ndërnacionale.

Njëkohësisht, LD në MZ fton organet kompetente, se është kohë e fundit që të ndërmarrin veprimet e duhura, brenda kompetencave që kanë, të zbulojnë kërcënuesin(it), për të parandaluar të keqën që po na kanoset.

Çmoj se korrupcioni politik është më i rrëzikshmi, pasi ai prodhon e lejon po edhe legalizon e përligjëson korrupcionin ekonomik, ndërsa kur këtyre të dyve ju shtohen fyerjet dhe kërcënimi(et) atëherë strukturat shtetërore (po edhe lokale) shndërrohën në ekzekutorë qoftë pasivë apo aktivë.  Që mos të ndodhë kjo, duhet vepruar ata edhe na, thuhet ne fund të kumtesës së LD në MZ, të cilën e nënskroi kryetari Mehmet Bardhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…