LD në MZ: Mirë se vini të martën në manifestimin tonë “Vera në Krajë”!

“Ushtrinë time do ta baj me Ibrahim Rugovën…”

Këto vargje të kënduara nga mbretëresha e muzikës shqiptare, Adelina Ismaili, nuk janë thjesht pjesë e një kënge. Ato janë jehonë e një epoke, e një ideali dhe e një qëndrese kombëtare që frymëzoi breza të tërë shqiptarësh.

Nuk është rastësi që këtë vit Adelina do të jetë pjesë e manifestimit tonë tradicional “Vera në Krajë”. Lidhja Demokratike në Mal të Zi u themelua në të njëjtën frymë dhe në të njëjtën periudhë me Lidhjen Demokratike të Kosovës të Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, duke ndarë të njëjtat ideale të demokracisë, paqes, lirisë dhe mbrojtjes së identitetit tonë kombëtar.

Kraja jonë kreshnike ishte një nga trevat shqiptare ku në vitet ’90 fryma rugoviane jehoi më fuqishëm se pothuajse kudo tjetër. Ajo frymë vazhdon të jetojë edhe sot përmes unitetit, kulturës, traditave dhe përkushtimit tonë ndaj vlerave kombëtare.

Prandaj, më 11 gusht, në Ostros, ju ftojmë të bëheni pjesë e një mbrëmjeje të veçantë. Përveç spektaklit që do të sjellë Adelina Ismaili, skena do të pasurohet edhe nga artistët tanë vendorë, të cilët me talentin e tyre do ta bëjnë këtë natë edhe më të bukur.

Një vend të veçantë në këtë mbrëmje zë edhe artisti ynë Simon Shkreli, i cili me recitimet e tij depërton thellë në zemrën e çdo shqiptari, duke zgjuar krenarinë, kujtesën dhe dashurinë për kombin.

Ju ftojmë të gjithëve që, në numër sa më të madh, të bëhemi pjesë e “Verës në Krajë”. Le ta mbushim Ostrosin me këngë, kulturë, krenari dhe bashkim, ashtu siç i ka hije Krajës sonë dhe Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Mirë se vini në “Vera në Krajë”! 📅 11 gusht 2026 🕣 Ora 20:30 📍 Ostros

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi