Reagim
Ministria e komunikacionit rrugorë dhe detarë, gjegjësisht Drejtoria për rrugë shtetërore, para pak ditësh ka vendosur shenjat e komunikacionit vertikale dhe horizontaleparalajmëruese në afërsi të Shkollës fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë. Një gjë e tillë ka qenë e nevojshme dhe mirë kanë bërë, por ajo çka është shqetësuese për ne dhe banorët e atyre zonave është fakti se në një vend i banuar me 100% shqiptarë dhe në një komunë ku jetojnë rreth 80% shqiptarë, nuk ka asnjë shkronjë në gjuhën shqipe.
Me këtë rast po dëshmohet diskriminimi ndaj shqiptarëve si dhe mosrespektimi i ligjit mbi përdorimin e dygjuhësisë në komunat me shumicë shqiptare.
Kërkojmë nga organet kompetente vendore të reagohet ndaj kësaj dukurie diskriminuese si dhe nga autoriteti competent shtetëror, Drejtoria për rrugë shtetërore, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe vendosjen e tabelave paralajmëruese, si në rastin konkret në rugët regjionale dhe ndërkombëtare, Ulqin – Shkodër pasi që edhe numri më i madh i drejtuesëve të automjeteve janë shqiptarë, të përmirësohen të gjitha shenjat e komunikacioinit, vertikale dhe horizontale, më së paku në dy gjuhë, në gjuhën shqipe dhe ate malazeze.
Shërbimi për informim
One Response
Perse po cuditeni ? ministri i pakicave nuk ka koh qe te merret me kesi gjera, aj ka gjera me te rendesishme me shku me hanger ndoj dreke apo darke , me shetit neper shtete te jashtme, gjera te kota qe nuk i ka hije nje ministrit.