LD në MZ: Ne kemi qëndrim të përmbajtur për çështjen e mocionit të Qeverisë së Malit të Zi

 

 

Konferencë për shtyp të kryetarit të Lidhjes demokratike në Mal të Zi Saubih Mehmeti.

 

 

Duke marrë shkas nga situata aktuale politike në Malin e Zi shohim të nevojshme që para opinionit të gjerëpublik t’iu drejtohemi duke njoftuar se Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, shpreh shqetësimet lidhur me këtë.

 

Kujtojmë se LD në MZ, gjatë gjithë kohës ka qenë koherente dhe se herë pas here, është prononcuar publikisht (në mjetet e informimit publik në Shqipëri) dhe ka shprehur shqetësimin, dhe me rezervë të theksuar për mocionin e votëbesimit të qeverisë së 43-të të Malit të Zi e udhëhequr nga Kryeministri tash në detyrë z. Dritan Abazoviq. Ashtu sikur kemi thënë edhe më heret, se nënshkrimi i Marrveshjes me Kishën Ortodokse serbe është bërë shkas për ngritjen e mocionit të mosbesimit, ne vlerësojmë se kjo marrveshje është mjaft e dëmshëme, edhe për ne, shqiptarët në Malin e Zi, kur e dimë se Kisha Ortodokse Serbe në mënyrë permanente ka atakuar objektet e kultit të besimit krishtërë në të gjitha trojet autoktone shqiptare, në Ulqin (Kala), Anë të Malit (Shas), Krajë ishujt e liqeni i Shkodrës (Kisha e Shën Mërisë (Kisha e Krajës) dhe në majen e Malit të Rumisë (këtu veçojmë mënyrë e uzurpimit të hapësirës publike me vendosjen e objektit metalik në formë kishe e më vonë të mveshur me gurë, me ndihmën e helikopterit të ushtrisë serbe më 18 qershor 2005 me qëllim të okupimit në planet e mëtejshme dhe bënë kërcënim ndaj banorëve paqëdashës autokton shqiptarë.Për këtë objektegziston edhe Aktvendimi i Drejtorisë për Punë të Inspecionit, konkretisht Inspekcionit për mbrojtjen e hapsirës, për zhvendosjeneobjektit  dhe lirimit majës së Malit të Rumisë, por që nuk është ekzekutuar as nga qeveritë e mëparshme e as nga qeveria e 43 ku ishinedhe shpresat e fundit per ekzekututimine Aktvendimit nëfjalë), duke mos lënë anash edhe provokimet për ndërtimin e kishës në prona private të uzurpuara, siç është rasti në Martinaj. Ajo çka na shqetëson në gjithë këtë histori është se qëllimi i vazhdueshëm i Kishës ortodokse serbe është përvetësimi, gjegjësisht regjistrimin e këtyre objekteve, Kishave në pronësi të veten e të cilat i takojnë trashëgimisë historike e kulturore të shqiptarëve etnik në trojet e veta stërgjyshore.

Pyetja që shtrohet është se: si mundet të regjistrohet në kadastër një pronë që asnjëherë nuk ka qenë në pronësi të tyre. Kjo është ajo që neve na shqetëson pa masë, theksojmë se Lidhja Demokratike në Mal të Zi si pjesë e Koalicionit shqiptar “Bashkë nji za” e ka ngritur disa herë këtë shqetësim, prandaj edhe përgjigjjet në këto pyetje dhe garancinë se nuk do të ndodh një gjë e tillë i kërkojmë nga Kryeministri në detyrë z. Abazoviq dhe Ministri për të drejtat e njeriut dhe të pakicave z. Fatmir Gjeka, dhe se kush duhet të mbajë përgjegjësi për pasojat eventuale.

 

Kur jemi te zotëri. Gjeka dua të ndalem pak më gjatë.

Në deklaratat e tija të fundit, duke përjashtuar periudhën derisa ishte deputet, do ta vërtetoj se nuk janë të sakta e aq më pak të sinqerta. Z. Gjeka duhet ta kuptojë se mandatin e deputetit e mbajti duke ju felenderuar Koalicionit “Bashkë nji za”, pra edhe me votat e LD në MZ dhe UDSH, sepse PD si e vetme nuk do të kishte mundësinë ta fitonte mandatin e Deputetit, edhe përkundër presioneve të mëdha që kishim nga Tirana e Prishtina dhe si rezultat i kësaj vetëofrohet dhe zgjidhet Ministër për të drejtat e njeriut dhe të pakicave.

Derisa ishte deputet, asnjëherë nuk e pa të udhës, të pakten të konsultohej me partnerët e Koalicionit për çështje madhore, e jo vetëm,që i përkasin interesave të shqiptarëve në Malin e Zi.  Vendimet e deritashme i ka marrë në mënyrë të njëanshme edhe pse për disa çështje Lidhja Demokratike ka mbajtur qëndrim kundër. Ndërsa, tani i kujtohet se na egziston një Koalicion që duhet të koordinohemi dhe të dalim me qëndrime të përbashkëta, por ai deri tash pothuajse nuk e respektoj.

Konstatimi i tij se me subjektet tjera (me ASH, Forcën e re Demokratike dhe LDSH-në, na qenka në sinkron lidhur me situatën e fundit politike dua t’ju sqaroj se edhe kjo është një e pavërtetë e madhe, kujtojmë se : Ministri për Administratë publike në Qeverinë e MZ nga radhët e ASH, z. Marash Dukaj nuk mori pjesë në momentin e votimit të Marrveshjes themelore në mbledhjen e Qeverisë e mbajtur me datën 08 gusht 2022, pra u largu nga mbledhja para votimit, derisa vetë z. Gjeka  e votoi ate, ai shkon edhe më larg duke u përpjekur ta arsyetoj dhe ta paraqesë para opinionit si marveshjen  më të  mirë, por harron se për këtë akt së shpejti do të kemi pasojat në terren duke rrezikur tjetërsimine pronave në trashëgimi historike, kulturore e fetare të shqiptarëve në trojet e veta. Ndërsa, deputeti i Forcës së re Demokratike, z. Genc Nimanbegu voton i përmbajtur për mocionin e votëbesimit,  z. Gjekavoton kundër mocionit, Kryetari i LDSH, z. Nikollë Camaj është deklaruar publikish kundër Marrveshjes Themelore me KOS ashtu sikur edhe unë si kryetar i LD në Mal të Zi dhe Kryetari i UDSH z. Mehmed Zenka. Pra vetëm z. Gjeka e ka mbështetur pa rezervë nënshkrimin e kësaj Marrveshjeje. Ky flirtim me subjektet të cilëve iu referohet z. Gjeka  nuk është i paqëllimshem, e ka një prapavijë, e ajo është që të përgatisë terenin dhe për të konsoliduar raportet me ato subjektet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sa i përket Koalicionit ‘’Bashkë nji za’’, se na qenka prekur pasi qënuk është konsultuar se si duhet të votojë deputeti, përfaqësues i koalicionit, ç’është e vërteta LD në MZ ka pasur dhe mbanë qëndrim të përmbajtur për çështjen e mocionit, gjithashtu, dua t’ia rikujtoi z. Gjeka dhe të informoj opinionin se egziston një marrveshje tripalëshe mes PD, UDSH dhe LDnë MZ-së e arritur për Zgjedhjet parlmentare të 30 gushtit 2020, me kushte të qarta dhe obligime reciproke mes konstituentëve. Sot pyes z. Gjeka sa e ka respektuar marrveshjen e nenshkruar edhe nga ai vetë?… Për hirë të së vërtetës ndaj opinionit dua të sqaroj se në asnjë pikë të vetme nuk është respektuar marrveshja në fjalë. Të dalë z. Gjeka dhe të thojë të vërtetën para opinionit të gjërë, se me zgjedhjen e tij në postin e Ministrit, uzurpoi të gjitha vendet udhëheqëse për vete dhe kuadrot e tij (me sekretarë shteti, kryetarë të Bordeve udhëheqëse …. e shumë e shumë vende tjera) dhe nuk e pa të arsyeshme që të rrespektojë marrveshjen të cilën edhe vetë e firmosi, pra asnjë vend udhëheqës për partnerët e koalicionit, edhe pse e kemi përkrahur qeverinë e 43-të me z. Abazoviq Kryeministër, me një fjalë nuk nuk mund të konsiderohet se LD në MZ dhe UDSH ishim pjesë e asaj qeverie. Këto veprime nuk janë për herë të parë. Ju rikthejmë në kujtesë se edhe në mandatin katërvjeçar të deputetit në zgjedhjet e 2012-tës në marrveshje Gjeka – Gjeloshaj grabitën gjysmën e mandatit të deputetit, pra dy vjetë mandat që i takonte LD në MZ-së sipas Marrveshjes parazgjedhore mes PD-ASH dhe LD në MZ tegjithe kčto moskordinime shkjne në dëmë të shqiptarëve.

Për masakrën elektorale në zgjedhjet lokale të mbajtura më 27 mars në Komunën e Ulqinit dhe epilogun e blerjes së votave në favor të PD, për çka edhe është formuar lënda për ndjekje penale është e tepërt tëkomentohet, le t’ia lëmë organeve kompetente të merren me te.

Si përfundim shtroj një pyetje thelbësore: Sa jemi të besueshëm tek votuesit shqiptarë si subjekte nacionale dhe sa denjësishtë i përfaqësojmë ata?….

Përgjigjen në këtë pyetje, dhe të tjera si këto, u mbetet votuesëve në ndërgjegjen dhe të drejtën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare
New York: Kryeministri Dritan Abazoviq takohet me diasporën shqiptare

Kryeministri malazez Dritan Abazoviq i cili ndodhet për një vizitë disaditore në Nju Jork, pjesëmarrjen në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB), zhvilloi një sërë

Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”
Tenderi në vijim: SË SHPEJTI ASFALTIMI I BULEVARDIT “TEUTA”

Menjëherë pas normalizimit të Portalit të Prokurimit Publik, Komuna e Ulqinit shpalli tender për asfaltimin e rrugëve në territorin e kësaj vetëqeverisje lokale. Siç thuhet në ftesë, vlera totale e këtyre

Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE
Suela Dibra Kaca: FËMIJËT GJITHNJË E MË SHUMË KANË NEVOJË PËR KËNDET E LOJËRAVE

Të gjithë i kujtojmë vitet e fëmijërisë dhe ndër kujtimet që nuk i harrojmë asnjëherë janë lojërat me shokët e shoqet dhe aventurat e bukura të asaj moshe. Sot fëmijët tanë përballen me një përvojë tërësisht

Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM
Takimi me afaristët turistik: FILLUAN PREGADITJET PËR SEZONIN E ARDHSHËM

Në hotelin Otrant, me inicjativë të Organizatës Turistike të Ulqinit, është organizuar takimi ndërmjetafaristëveturistik të qytetit, udhëheqësisë së Komunës, dhe ndërmarrjes sh.p.k. “Veprimtaritë Komunale”.

TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË
TAEKWONDO ULQINI: TETË MEDALJE NGA TURNEU NË SARAJEVË

Të shtunën me datë 24.09.2022 në Sarajevë u mbajtë turneu ndërkombëtarë “Hadzici friends” në sportin e Taekwondo-së për të dy disciplinat, Ndeshje dhe Forma. Ky aktivitet i Taekwodo-së mblodhi