PJESË NGA PROGRAMI
KOALICIONI SHQIPTAR ”ME NJË QËLLIM”:
Partia Demokratike – Iniciativa Qytetare
– Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe LQ PERSPEKTIVA
Zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Malit të Zi më 16.10.2016
Do të angazhohemi:
– për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, deri në definimin e statusit të tyre.
Jemi popull autokton që jetojmë me shekuj në vatrat e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi (dhe si popullatë që qemë faktor vendimtar (i rezultatit) në Referendumin për Pavarësinë e Malit të Zi); për me realizua të drejtat natyrore, historike dhe të drejtat e arritura etj., të cilat po na mohohen edhe sot e kësaj dite, në forma të ndryshme dhe pothuaj në të gjitha sferat e jetës shoqërore, politike dhe ekonomike. Të përkujtojmë se në Kuvendin Kushtetues të Republikës së Malit të Zi, në Seancën e Tretë të Sesionit të Dytë të rregullt në vitin 2007, më 19 tetor 2007, kur shumica pravosllave malazezo-serbe pruni Kushtetutën, të tre deputetët, përfaqësuesit legjitim e autentikë shqiptar, nuk e votuan Kushtetutën, për arsye se nuk pranuan propozimet e deputetëve legjitim shqiptarë, madje refuzuan të 19 amandamentet që pat propozuar deputeti shqiptar.. Dy e lëshuan mbledhjen e Kuvendit, ndërsa tjetri nuk ishte fare prezent.
– në sferën e arsimit: për formimin e institucionit të posaçëm për arsimin në gjuhën shqipe, me të gjithë resorët përkatës, në kuadër të ministrisë gjegjëse, për avancimin, mbikqyrjen dhe menaxhimin në planin edukativo-arsimor dhe pedagogjik të kuadrave të mësimdhënies dhe udhëheqjes së institucioneve edukativo-arsimore, që nga institucionet parashkollore deri në ato të arsimit të lartë; administratën pedagogjike në gjuhën shqipe; tekstet mësimore të hartuar nga ekspertë të profesionistë dalluar shqiptarë (e jo përkthime të çoroditura e të deformuara, siç kemi rastin me shumë tekste, sot), sidomos në lëmin e lëndeve shoqëroro-gjuhësor (të historisë, të historisë së letërsisë, të njohuri natyre dhe shoqërisë, të artit muzikor dhe të artit figuratitv etj.); depolitizimi i udhëheqjeve të shkollave, që sot është njëra ndër deformimet më të mëdha në arsim, krahas me resurset njerëzore arsimore që në kohë të fundit, megjithë diplomat e poseduara, lënë shumë për të dëshiruar (!); godinat shkollore – meremetimi dhe ndërtimi i të rejave; hapja e shkollës së ultë të muzikës në Tuz, të shkollës së mesme të muzikës dhe shkollave të larta në Ulqin, të pëcjellë me ndërtimin e një konvikti, i cili gjatë verës do të ishte në shërbim të turizmit, ku administrate e vetëqeverisjes lokale do të caktonte lokacionin/et pëkatës/e (vendndërtimin e qendrës për arsimin e lartë) dhe do ta/t’i jepte pa kompenzim, si kontribut vendimtar për realizimin e këtyre projekteve; vazhdimin e krijimit të kushteve për regjistrimin e të rinjve tanë të studenteve në universitetet në Shqipëri e Kosovë, në ato në Malin e Zi po edhe jashtë, në shtetet evropiane e SHBA; ndihma me bursa dhe me kredi…; sigurimi i shkollimit të profileve të tjera, si për polici etj.
– përfaqësimi adekuat proporcional, duke respektuar përbërjen nacionale etnike, në administratë e institucionet e tjera pëkatëse, ku sot pëfaqësimi i shqiptarëve është simbolik, ndërsa në shumë themelata nuk ka madje asnjë (në gjykata, në Këshillin për Mbrojtje, në ushtri, në ISHR, në udhëheqjen e parqeve nacionale (sidomos në territoret ku shqiptarët jetojnë me shekuj, janë autokton, e parqet nacionale iu kanë zënë frymën, sepse të tjerët për vendosin fatin e tyre dhe zhvillimin, e më mire me thane për moszhvillimin;
– përfaqësimi proporcional në polici, në vendet udhëheqëse sidomos, po edhe në resorët gjegjës, ku kemi një disproporcion alarmues. Absurdi në vendet udhëheqëse po i shqetëson të gjithë…; në ASN-në, në pikat kufitare, dogana, gjykata, prokurori, agjenci; në Këshillin për Privatizim, ku nuk kemi e as që kemi pas asnjë shqiptar, e ata kanë vendos për shitjen e edhe të pasurisë sonë!?…
– do të angazhohemi për ndryshimin e Ligjit për Qeverisjen Lokale me qëllim të kthimit të kompetencave komunave që të vendosin pë zhvillimin dhe menaxhimin e vjeljen e të ardhurave nga pasuritë natyrore, turistike etj. ; që Malësia me qendrën në TUZ të jetë komunë me kompetenca të plota, në kufijtë naturorë të saj – decentralizimin e pushtetit lokal në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet shoqërore dhe ekonomike me interes të popullatës;.do të angazhohemi për ndryshimin e Ligjit për Financimin e Qeverisjes Lokale, ku komunat do të kenë të ardhura më të mëdha, rritja e pavarësisë financiare, me qëllim të zhvillimit më shpejtë ekonomik e hapjen e vendeve të reja punë;
– do të angazhohemi për ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e të Mirave Detare me qëllim që ky ligj të jetë në interes e funksion të qytetareve dhe njëkohësisht mbrojtja e kësaj zone nga devastimi dhe ndërtimi jolegal, menaxhimi dhe vjelja e të ardhurave nga qeverisja lokale për investimin e tyre në të mire të popullates, e jo sikur tash kur për ne janë kthye në “të këqia detare”;
– kthimi i Krypores së Ulqinit në kompetencat e qeverisjes lokale dhe vënien në punë, vazhdimin e prodhimit të krypës së detit dhe ruajtjes së këtij territori me mbi pesëmbëdhjetë milion e gjysmë metër katrorë si vendqëndrim e shumim i shpezëve, oazë e tyre dhe vendshtegtim në rrugë për vendet e nxehta, e cila sot është shkatërrua dhe okupua nga zhvatësit grabitçarë, nga Podgorica (!?) në dëm të të prodhimit dhe popullatës vendase po edhe të shtetit…e shkatërruan, e plaçkitën dhe e dogjën, ndërsa punëtorët që i hodhën në rrugë të madhe të kompenzohën dhe t’u sigurohet ardhmëria (pensioni apo punësimi) (Vaso Pashë Shkodrani thonte “Vjen njeriu i huaj e të rri në voter…!?)
– të kthehet Valdanosi, ullishta me mbi 18 mijë rrënjë shekullorë, që pushteti i shndërroi e po i shdërron në qerruca! T’u kthehet pronarëve legjitim. Nuk kemi tokë për me i falë askujt;
– të lirohet maja e malit të Rumisë e cila me ndihmën e helikopterëve të ushtrisë serbo-malazeze e okupoi me dhunë e kërcënim Kisha Pravosllave Sebe, më 18 qershor 2005, duke vendosur një object në forme të kishës, si edhe ishujt në liqenin e Shkodrës; parqet nacionale në Plavë dhe kthimin e pyjeve në Rozhajë e Plavë;
– të realizohet administrate në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit dhe komunat e tjera ku shqiptarët janë autokton e ky process po vendnumron; për ndërtimin e ujësjellsit në krahinën e Krajës, e cila padrejtësisht qeveria e Malit të Zip po e diskriminon me dekada, megjithëse gjendet në brigjet e liqenit të Shkodrës, bazenit më të madh në Ballkan me ujë të ambël!?
– të vendosën lidhjet më të ngushta të bashkëpunimit me bashkatdhetarët tanë në diasporë në Evropë e SHBA, si detyrë jona parësore kombëtare dhe mundësi e kthimit të tyre dhe investimit të mjeteve (që ata kanë dhe po ruajnë) në vendlindje, në atdhe;
– hapjen e pikes kufitare ujore e tokësore në Hutaj/Skje – Zogaj/Shkodër Shqipëri;
– kujdes të veçantë do t’i kushtojmë shtresës së njerëzve në nevojë dhe pjestarëve me nevoja të posaçme;
– krijimin e kushtëve për punësimin e të rinjëve;
– informimit në gjuhën shqipe;
– inkuadrimin e Kalasë së Ulqinit në UNESCO, të SHASIT etj. etj.
– valorizimi i lokaliteteve kulturo-historike e arkeologjike dhe i objekteve të tjera kulturo-historike, në krahinën e Krajës, si: Ubla e Krajës, Shën Mëra – Kisha e Krajës, si dhe xhamiat: e Qyrjanit, e Muriqit Nalt etj., pastaj në Malësi, Plavë e Guci dhe Rozhajë mbrojtja nga shkatërrimi e tjetërsimi dhe e keqja që po u kanoset…dhe vënia në shërbim të turizmit;
Lista zgjedhore: KOALICIONI SHQIPTAR „Me një qëllim“ Votoni nr.3