LD në MZ: Reagim ndaj arrestimit dhe dëbimit Irfan Domnorit

 

lidhja-demokratike-ne-mal-te-zi“Dita e Gështenjës” u shënua edhe sivjet në Krajë. Për ndryshim prej viteve të tjera e për nga natyra festive e këtij shënimi, sivjet ajo u shënua edhe me një veprim të turpshëm të pushtetit paranojak malazez, u shënua me arrestimin e dëbimin e mikut të Krajës, Anës së Malit e të gjithë trojeve autoktone të banuara me shqiptarë në Mal të Zi.

Ky arrestim i përsëritur nuk është i panjohur për neve por kujtuam që të tilla veprime, pushteti malazez tashmë i kishte hequr nga “defteri”. Çdo kushtetutë merr për bazë edhe parimin e kulturës dhe traditës së një vendi. Irfan Domnori, në Krajë ka qenë mysafir i të gjithë neve, e tradita jonë thotë që “shtëpia është e Zotit dhe e mikut”.

Me një arrestim të tillë “kushtetues”, pushteti ka ofenduar të gjithë shqiptarët në Mal të Zi pasi na e kanë “prerë” në besë mikun në konakun tonë. Një gjest i tillë, arrestimi, gjobitje dhe dëbimi i një njeriu shpirtlirë, bujar, të dashur e të respektuar siç është Irfan Domnori, në një formë, sikur i njëjti të ishte rebel, hajdut apo më ekstremja, terrorist që me flamurin kombëtar shqiptar po mundohet të luhasë themelet e shtetit të Malit të Zi (duke harruar për të disatën herë kontributin e madh të shqiptarëve në shtetformimin e Malit të Zi). Ky akt është i papranueshëm për Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, besojmë edhe për të gjithë shqiptarët.

Andaj, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, shpreh indinjatë të thellë për incidenti e ndodhur, me ç’rast bënë përgjegjës policinë dhe organizatorin e këtij manifestimi gjithëpopullor dhe bënë thirrje, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ministrisë për të drejtat e njeriut dhe pakicave në Malit të Zi, Presidentit të Shqipërisë dhe faktorit diplomatik ndërkombëtar  të akredituar në Mal të Zi, të reagojnë dhe të dënojnë këtë akt. Ndërkaq për mikun tonë, z. Domnorin, shprehim keqardhje për rastin e ndodhur dhe ka mbështetjen maksimale morale njerëzore e intelektuale të shqiptarëve në Malin e Zi.

SHËRBIMI PËR INFORMIM

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI
Bajraktari me bashkëpunëtorët dhe drejtuesit e Otrant Olympikut në Shtëpinë e Futbollit: ULQINI SË SHPEJTI DO TË KETË STADIUM MODERN FUTBOLLI

Kryetari i Komunes Omer Bajraktari me bashkepuntor dhe perfaqesues te klubit Otrant Olympic u prit sot ne takim nga presidenti i Federates se Malit te Zi Dejan Saviqeviq dhe sekretari Miomir Gjurgjevac.

Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit
Të premten në Kala: Përurimi i dy librave të Adriatik Kelmendit

  Promovimi i dy librave të njohur, të autorit Adriatik Kelmendi, do bëhet në hapësirat e Muzeut të Ulqinit, të premten nga ora 20:30, në Kalanë e Ulqinit. Këtë e bëri të ditur vet drejtori i Klan

Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË
Policia: ARRESTOHET PERSONI ME 54 GRAMË MARIHUANË

Mbrëmë rreth orës 19:30 policia ka ndaluar veturën në Kodra dhe ka kontrolluar shoferin P.P. (42) nga Tivari, është bërë e ditur nga Drejtoria e policisë. “Aty është gjetur një pako PVC me lëndë narkotike

Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT
Qeveria e Malit të Zi: NGA NESËR MË TË LIRË ÇMIMET E KARBURANTIT

Nga e martja do të ketë zbritje të re në të gjitha llojet e karburanteve nga nëntë deri në 12 cent në pompa, shkruajnë mediat. Eurosuper 98 do të kushtojë 1.39 euro, Eurosuper 95 do të kushtojë 1.35 euro,

Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME
Keshilli Organizativ : PROTESTA NË KRYTHË SHTYHET PËR JAVËN E ARDHËSHME

Ju informojme se pas ngjarjes tragjike te ndodhur ne qytetin e Cetines dhe ne shenje repekti ndaj familjeve te viktimave, Keshilli Organizativ i protestes se banoreve te Krythes dhe Mërkotit kane marre