LD në MZ: Telegram ngushëllimi ambasadorit të Turqisë

Mehmet BardhiMe rastin e tragjedisë në Minierën e Somas, në provincën Manisa të Turqisë, e cila ndodhi të martën, më 13 maj 2014, me të cilin rast humbën jetën, deri tash, sipas informacioneve të agjencive, 284 minatorë dhe u lënduan me dhjetëra të tjerë, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta dhe u lutemi që ngushëllimet tona t’iu përcillni familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën në këtë tragjedi, institucioneve dhe popullit të Turqisë.

Jemi të bindur se shteti – Qeveria e Turqisë do të bëjë çmos që të lehtësojë dhimbjen e thellë të familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në këtë tragjedi, përmes ndihmave adekuate, morale, shoqërore, materiale etj.

Dhashtë Zoti që mos të ndodhin më tragjedi të këtilla, për çka është më se e nevojshme edhe angazhimi edhe përkujdesja më e madhe në siguri e mbrojtje në këto punë sa të vështira aq edhe të rrezikshme, por të domosdoshme.

Me respekt,

Mehmet Bardhi, kryetar i LD në MZ

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi