LD në MZ: URIM ME RASTIN DITËS SË MËSUESIT 2014

Të nderuar nxënës, mësues e prindër,

Të nderuara shqiptare dhe shqiptarë,

Shfrytëzoj rastin që në këtë Ditë të Madhe të  gjithë mësuesve, nxënësve, edukatorëve, profesorëve, të gjithë punëtorëve të arsimit dhe të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë e punojnë, që në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, t’ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, Ditën e Bekuar të Arsimit Shqip.

Lavdi gjithë atyre që sakrifikuan e ranë në shërbim të shkollës shqipe e shkronjave shqipe, të ruajtjes së embrionit të qenies sonë kombëtare shqiptare.

Respekt po ashtu  të gjitë atyre që edhe sot me dinjitet e vetëdije të plot po u mësojnë germat e para të gjuhës sonë të ambël shqipe fëmijëve që për herë të parë, me gëzime e të qeshur hynë në klasën e parë.

Respekt të gjithë atyre mësuesve të cilët, përkundër vështirësive, pengesave dhe ndalesave, po gjejnë mënyra, që nxënësve në shkolla t‘ju mësojnë historinë e të parëve tanë, pa marrë parasyshë programet tona shkollore të gjymtuara.

Respekt për të gjithë ata që po vazhdojnë të mbajnë gjallë pishtarin e arsimit shqip, pishtarin e lirisë…

Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Me shëndet e me suksese përherë.

Urime!

Ulqin, më 7 mars 2014

MEHMET BARDHI , kryetar i LD në MZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi