Pas një muaji agjërim, lutje dhe falje në kushte jo të zakonshme, në kohë pandemie, me plot sakrificë por njëkohësisht edhe me vetëdisiplinë të lartë, me ç’rast shumë aktivitete e detyrime ishin të reduktuara, gjithsesi me sukses, ashtu si i ka hije një besimtari të devotshëm, u dëshmua se me përkushtim mund të promovojmë solidaritetin duke shtuar dashurinë edhe më tepër ndaj njëri tjetrit, me besim të konsoliduar e që kurorëzohet me ditët më të madhërueshme të FITER BAJRAMIT, për besimtarët myslimanë.
Kjo festë e madhe na mbush të gjithëve me shpresë, vullnet për të dhënë e për t’iu gjendur sa më afër njerëzve në nevojë, për t’iu zbutur sado pak vështirësitë ekonomike, të tregohemi zemërgjerë e bujarë që në çdo familje tryeza e Bajramit të jetë plotë.
Përmes këtij Urimi, nga zemra ju uroj të gjithëve: besimtarëve myslimanë, në veçanti besimtarëve myslimanë shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe në diasporë të cilët në respekt të njëri – tjetrit dhe për të mirën e vetes, festojnë Fiter Bajramin, Zoti ju pranoftë agjërimin dhe shëndet të plotë në familjet Tuaja
Gëzuar dhe për shumë vjet Fiter Bajramin.
Kryetari,
Saubih Mehmeti