ARQIPESHKVIT TË TIVARIT
Zotëri, imzot Rrok Gjolleshaj
Tivar
I nderuari, Arqipeshkv i Tivarit, zotëri imzot Rrok Gjolleshaj.
Në këtë periudhë kur njerëzimi po përballet me një sfidë, në kushte të vështira pandemie, është nevojë shpirtërore të gjendemi sa më pranë njëri-tjetrit, edhe atëherë kur fizikisht është vështirë. Duke marrë shkas nga festa e PASHKËVE, festa më e rëndësishme e besimtarëve katolikë, në emër të anëtarëve të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe në emrin tim personal Ju uroj nga zemra GËZUAR PASHKËT.
Kjo festë le të jetë shpresë për njerëzimin, të shërbejë për lutje, me besimin tek Zoti në kapërcimin e kësaj situate mjaft të rënduar nga pandemia e shkaktuar nga virusi Corona, të ringjallin zemërgjerësinë e tolerancën, respektin e bujarinë, paqën e dashurinë tek besimtarët.
Përmes Jush, uroj të gjithë besimtarët katolikë shqiptarë dhe jo vetëm, të gëzojnë shëndet të plotë, të mbizotërojë paqja dhe dashuria në Familjet e tyre dhe gëzuar për shumë mot Pashkët.
Përzemërsisht, KRYETARI,
Saubih Mehmeti