E nderuara Presidente z-nja Osmani
I nderuar Kryeministër z. Kurti
I nderuar Kryeparlamentar z. Konjufca
Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, anëtarësisë së saj dhe në emrin tim personal, Ju përcjelli urimet më të sinqerta dhe vëllazërore me rastin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Më 17 shkurt 2008 u kurorëzua ëndrra e të gjithë shqiptarëve në trevat etnike kudo që jetojnë dhe në diasporë. Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë, me ç’rast përmbushi amanetin e Dëshmorëve të cilët i dhanë Kosovës atë më sublimen pa kursyer gjakun dhe jetën e tyre por pa zvogëluar edhe rolin e të gjithë shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar e në veçanti SHBA-së.
Angazhimi i institucioneve të Kosovës në forcimin e shtetit ligjor, mbylljen e kapitujve si kushte për integrimet euro atlantike është shpresëdhënës edhe për shqiptarët sot në Malin e Zi, për stabilitet rajonal dhe përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në trevat etnike të mbetur jashtë kufijve administrativ të shteteve amë.
URIME PAVARËSINË!
Vëllazërisht,
KRYETARI,
Saubih Mehmeti