LD në MZ: URIME PËR VITIN 2015

lidhja-demokratike-ne-mal-te-zi

URIM PËR VITIN E RI 2015

Qytetare dhe qytetarë,

Të nderuara anëtare e anëtarë dhe përkrahës të LD në MZ,

Në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi , me rastin e VITIT TË RI 2015, më lejoni t’ju dërgoj URIMET më të ngrohta e të përzemërta, kudo që gjindeni, në atdhe – pa tërheqë kufij, si edhe bashkëatdhetarëve në diasporë: në Evropë, Amerikë, Australi etj.

Le  t’u  sjellë  KY  VIT  I  RI  shëndet, begati,  mirëqenie dhe përparim në punë e në familje.

Gjithmonë, çdo ditë e çdo natë e pritshi me gëzime.

Le t’i dalim zot vetës, të vetës, me punë, dije e mençuri  dhe ndershmëri, me vetëdije të plotë e përkushtim pa lënë anash, për asnjë çast, interesat e përgjithshme kombëtare e zhvillimet demokratike si dhe mirëqenien sociale e ekonomike.

Gëzuar  dhe  U R I M E!

Mehmet Bardhi, profesor, kryetar i LD në MZ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi