LD në MZ  URON TË GJITHË SHQIPTARËT  ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT

Mehmet BardhiURIME 28 NËNTORIN – DITËN  E  FLAMURIT KOMBËTAR SHQIPTAR! – të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë e punojnë, në shtetin amë Shqipëri e Kosovë, në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës, në Çamëri dhe në diasporë, në SHBA e Kanadë, në Evropë e kudo, anë e kënd Botës.

G Ë Z U A R!

Vlerësojmë se koha nuk pret. Asnjëherë nuk është mjaft që ta duam dhe dhe të punojmë që ta ruajmë  kulturën, gjuhën e identitetin tone kombëtar, qenien tone madje edhe atë biologjike. Të zgjohemi nga përgjumja lakmitare vetëjake. Të bëhemi të vetëdijshëm apo më të vetëdijshëm,  se të punosh për interesin e të tjerëve, nuk do të thotë se punon edhe për kombin tend, për mirëqenien. Përkundrazi! Zgjedhjet shumëpartiake “njëpartiake” sidomos këto vendoret e fundit e dëshmuan më së miri.

Dita e Flamurit  Kombëtar  është dita që (po) na lë porositë më të mëdha e më të vlefshme të zemrës e të mendjes, kur përkujtojmë përkushtimin e sakrificat e atdhetarëve tanë në të kaluarën për atdhe, për FLAMURIN KUQ E ZI  – PËR LIRI E DEMOKRACI.

URIME!

MEHMET BARDHI, kryetar I Lidhjes Demokratike në Mal të Zi

TUZ – ULQIN, MË 28 NËNTOR 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…